Brusketa me krem djathi dhe arra

Të thjeshta dhe me shumë shije këto brusketa.Mjaftojnë pak përbërës për të krijuar ktë antipastë.Unë po shkruaj përbersit,masat shikoji me sy pasi skanë një masë të caktuar.

 

 

 

 

PERBERSIT:

Disa feta Bukë e zezë me fara

Djathë i bardh dhie

disa thelpinjë arra të qëruara

disa thelpinjë hudhër

vaj ulliri ekstra i virgjër

piper i zi

koper

PERGATITJA:

Kaloni me mikser djathin e bardhë me hurdhrën, piperin e zi dhe pak vaj ulliri derisa të formohet një krem i trashë.grini në copa të vogla arrat dhe perzijini me kremin e djathit.Thekni fetat e bukës dhe lyjini me kremin e djathit me arra.Sipër shtoni koperin e grirë imët.

Shërbejini menjëherë.

Ju Bëftë mirë :)

comments powered by Disqus