Biftek në kripë të trashë

E thjeshtë dhe me pak kalori kjo pjatë e dytë.E shoqëruar me kontornon e duhur bëhet një pjatë me shije unike.

 

 

 

 

PERBERSIT:për 4 persona

4 biftek viçi

2 hudhëra

1 spec djegës

rreth 8-10 lugë vajë ulliri ekstra i virgjër

disa degë trumëz në munges rigon

disa gjethe majdanozë

disa degë rosmarine

disa gjethe dafine të freskëta

pak piper i zi

rreth 500 gr kripë të trashë

disa domate qershizë

rukola

uthull balsamike

 

PERGATITJA:

Në një tigane me fundë që nuk ngjitë ose te zgara e gizës shtoni kripën e trashë,të përzierë me rozmarinën dhe gjethet e dafinës dhe lëreni të nxehet mirë.Thani mirë nga bifteku ujin e tepërt dhe kur kripa të jetë gati vendosini sipër kripës së nxehtë.Lërini rreth 4 minuta ne çdo krahë.Shikoni dhe trashësin i biftekut tuaj.Duket me sy kur eshtë  gati në momentin që nuk lëshonë  më lëngje në sipërfaqen e tijë

Ndërkohë që biftekët piqen bëni një marinim me hurdhëra të shtypura,majdanozë dhe specin djegës të grirë imët,disa gjethe trumëze ose rigonë dhe vajin e ullirit.Shtoni dhe pak piper të zi të bluar në moment..Përzijeni mirë dhe kur bifteku të jete gati,shkundeni nga ndonjë kokrizë kripe që mundë ti jet ngjitur dhe  vendosini te marinatura.Mbulojeni me letër alumini që të rrinë të ngrohtë ndërkohe që përgatisni pjatancën ku do i shërbeni.

Në  pjatancë shtroni rukolën,domatet qershizë te prera në mesë dhe sipër vendosni biftekët.Shtoni dhe marinaturën e tyre sipër se bashku me pak uthull balsamike.

Shërbejeni mënjëherë.

 

 

Ju Bëftë mirë :)

 

 

 

comments powered by Disqus