Bërxolla derri me salsë

Për këtv recet duhet të falenderoj time motër pasi ma përgatit gjithmon kur kthehem në shtepi te prinderit.Përbersit po i shkruaj për 6 persona por masat mund të përgjysmohen dhe shtohen sipas dëshirës.

PERBERSIT:Për 6 persona

6 bërxolla derri

300 gr salsë domatesh lëng

3 speca

3 thelpinjë hurdher

krip dhe piper i zi

vaj ullir

disa gjethe dafine

rigon

1 qep e vogël

1 gote verë e kuqe.

PERGATITJA:

Grini imët qepën dhe hurdhërat.Prisni specat në shirita të holla dhe vendosini të kavardisen në një tigan të bollshëm që nuk ngjitë,me pak vaj ulliri.Shtoni dhe bërxollat dhe skuqini për pak minuta nga të dyja anët.Shuani me verë dhe lëreni të avullojë.Pastaj shtoni sasën e domateve,kriposeni,shtoni gjethet e dafinës,pak rigon dhe piper të zi.Lëreni të gatuhet në zjarre të avashët derisa salsa të trashet.

Shërbejeni të ngrohtë.

Ju Bëftë mirë :)

 

 

 

 

comments powered by Disqus