Argjinare me mish

Po afrojnë Pashkët dhe meqë është koha e argjinareve verore mendova që sotë tju sillja një pjatë të përgatitur me to.

 

 

 

 

PERBERSIT:per 4 persona

5-6 koka argjinare

200 gr mish viçi

150 ml pana

1 kokër qep

2 thelpinjë hurdhëra

2 limona

nje tufë e vogël majdanozë

kripë dhe piper i zi

pak vaj ulliri ekstra i virgjër

1 gotë vere të kuqe

100 ml ujë i ngrohtë ose lënge mishi i bëre vetë sipas kësaj recete -->Lëngjet vegjetale,të mishit dhe të peshkut

PERGATITJA:

Mbushni një enë të bollshme me ujë dhe fusni brenda tijë 1 limonë të prerë në feta,tjetrin ndajeni në mes dhe ruajeni mënjanë pasi ju nevojitet gjatë pastrimit të argjinarës.

Hiqini bishtin argjinares dhe zhvisheni nga luspat e trasha derisa të arrini te ato me ngjurë më të hapur dhe të buta.Prisni majat e luspave.Ndajeni në mes dhe hiqni pushin e mbrëndshëm.Fërkojeni me gjysmën e limonit dhe futeni te uji i ftohtë me limone.Në këtë mënyre do ruajnë ngjyrën e tyre pa u oksiduar.Bëni kështu dhe për argjinaret e tjera.

Ndërkohë grini imët qepën dhe hurdhrën, prisni mishin në copa të vogla.Vendoseni të kavardisen sëbashku ne një enë me pak vaj ulliri.Prisni dhe argjinarët e pastruara në feta dhe shtoini dhe këto te mishi dhe qepa.Kriposeni.Kur të jenë kavardisur mire shuani me verë të kuqe.Mbasi vera ka avulluarë shtoni lëngun e mishit ose ujin e nxehtë.Mbulojini me kapak,ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhen derisa mishi dhe argjinarja të zbuten.Nëse është e nevojshme shtoni akoma ujë ose lëngë mishi.Eshtë momenti të shtoni dhe panën dhe përzijeni ngadalë që gjithë aromat të lidhen me njera tjetrën.Regulloni me piper të zi të bluar në momentë dhe majdanozë te grirë imët.

Shërbejeni të ngrohtë me copa buke të thekur.

 

 

Ju bëftë mirë :)

 

 

 

comments powered by Disqus