Tel Aviv

31.03.2014 18:42

Nuk isha e informuar mirë mbi Tel Aviv-in dhe sapo i bashkëshorti imë më propozon një udhëtim atje fillova të shqetesohesha mbi sigurinë tonë.Duke lexuar nëper portale të ndryshme rreth tije ku disa shkruanin që ka rrezik dhe disa të tjerë është vendë i qet.I shkruajta ambasadës ton atje dhe përgjigja qe e menjëhershme që momentalishte nuk ka trazira dhe është një udhetim qe ja vlene te behet një here në jetë.Dhe vërtet ishte i tillë...

Tel Avivi është një qytet aktiv 24 orë ne 24.Me jetën e tijë të natës e njohur në gjithë botën me tregjet ekzotike dhe plazhin që të bente të ëndërroje.Një qytet aktivë ku të gjithë bënin sport,sauna,banjo turke,apo thjeshtë vraponin përgjatë bregut ose bulevardeve në çdo orë të ditës.Përgjatë bregut bashkia kishte mundësuar hapësira të posaçshme me disa vegla palestre për të gjithë.

Një qytet ku takohet modernia me tradicionalen.I pasur me qëndra Tregëtare ku ndër më të mëdhatë janë: Ramat Aviv Mall , Azrieli Center,Dizengoff Center  e cila gjendet  në qënder të Tel Avivit.Në hyrje të tyre kishte kontrolle për çdo njëri qe futej brenda.

Me rrugët e mbushura me lokale nate dhe diskoteta,bare që të ofronin lëngje frutash dhe perimesh,Tel Avivi konsiderohet një metropol Cosmopolitan.

Mbi 20 muzeume për ti vizituar ku më i rëndëshmi ështe ai i Tokës së Izraelit i quajtur Ha’aretz dhe muzeumi i Arteve të Tel Avivit.Mos rrini pa vizitura dhe tregun Carmel tipik ne stilin Izraelian

Një mori hotelesh me çmime relativishte të larta por që ne kohë ofertash gjenë një dhomë moderne me gjysmët e çmimeve normale.Nuk do ju sygjeroja hotelin ku ndenjëm ne Royality Suites pasi  dhe pse në foto dukej i bukur dhe i kompletuar, në ambjentet e tijë vinte një erë e padurueshme dhe pse si pozicion ishte më i favorshmi.Afër plazhit,dhe qendrës së qytetit dhe bulevadin kryesorë Disengoff e arrije në kembë për 10 minuta.

Restorantet me produkte peshku nuk mungonin përgjatë bregut por ai që me pelqeu në qytet ishte Marco caffe Restaurant i cili ofronte gatime italiane shumë cilësore.Jetesa është e shtrenjtë por për turistet nuk kërkohet tvsh-ja që ishte prej 18%Disa lokale përgjate bregur ,kamarierët të besdisnin duke ta kërkuar në formën e bakshishit taksen për shërbimim dhe nuk iknin pa e marre.I tille ishte "Lala Land".Keshtu nëse ju bie rasti të kaloni andej kiheni parasyshë këte faktë.

Tel Avivi ështe qytet që i ka mbushur 100 vjetë por fillimet e tije janë në qytetin e vjeter të quajtur Jaffa(Yaffo)i cili kishte mbi 3000 vjetë që ishte krijuar.Aty fillonte historia e qytetit.Me rruge të ngushta dhe shtëpi të ndvrtuara me gurë.Ne hyrje të tijë ndodhet kulla e ores që daton që nga periudha otomane,lagja Ajami dhe çdo të premte nga ora 9 deri në oren 15 zhvillohet markata e gjërave të përdorura e cila tërheq një numer të madhë turistësh.Aty mund të shijoshë kuzhinën e vërtet izraeliane,falafelet më te mire,dhe mengjesin izraelin të vjeter e cili përbehet nga një llojë djathi të bardhë i ngjashëm me salsën tonë te kosit,vezë në salsë domatesh dhe një mori perimesh të gjalla.

Gjatë  Shabatit që fillonë të premten mbasdite dhe përgjatë gjithë të shtunës shumica e klubeve,restoranteve dhe trasportit publik janë të mbyllurë

Udhëtimi imë vazhdonë drejtë Jeruzalemit por ndërkohe shijoni galerin fortografike të Tel Avivit

Shihemi së shpejti :)

 

Galleria foto: Tel Aviv

La galleria di immagini è vuota.

comments powered by Disqus