Vezë të mbushura me ton

Pashkët nuk konceptohen dot pa vezët e mbushura,sot një tjetër version i tyre.

 

 

 

 

PERBERSIT:

6 vezë

2 kuti ton nën vaj ulliri

3 lugë kaperi

2 fileto cironke nën vaj

kripë dhe piper i zi

2 lugë majonez

1 lugë mustard

disa gjethe majdanozë

PERGATITJA:

Zjeni vezët dhe lërini të ftohen.Qëroini dhe ndajini në mes duke pasur shumë kujdes mos i prishni formën.Hiqni të verdhën nga e bardha dhe ruajeni mënjanë

Ndërkohë kulloni tonin nga vaji dhe vendoseni në mikser, bashkë me kaperin,filetot e cironkave të verdhat e vezëve majonezin,mustardën pak kripë dhe piper të zi dhe gjethet e majdanozit.Grijini derisa përbërsit të behen krem.Mbushni me këtë përgatitje pjesën e bardhë të vezëve dhe sherbejini mënjëherë.

Ju bëftë mirë :)

 

comments powered by Disqus