Supë me sepje

Për mendimin tim supat e peshkut janë një nga ato pjata që nuk ngopesh së ngreni.Në këtë rastë receta e sotëme ,një supë me sepje të fresketa.

 

 

 

 

PERBERSIT:

500 gr sepje të freskëta

1 qep

2 thelpinjë hudhër

një grushtë ullinjë të vegjël

vaj ulliri ekstra i virgjër

500 gr domate të freskëta ose 2 kuti me domate të gatëshme të qëruara

1 tufë e vogël  majdanozë

1 gotë me vere të bardhë

krip dhe piper i zi

1 spec djegës i freskët (në munges 1 spec djegës i thatë)

500 ml lëngë peshku i bëre sipas kësaj recete ---->Lëngjet vegjetale,të mishit dhe të peshkut   ose ujë

PERGATITJA:

Lani dhe pastroni sepjet nga të brendëshmet,korali i trupit dhe dhëmbi i tyre.Pritini në shirita të vegjël.Grini imët qepen,hudhrën,pak spec djegës,majdanozë  dhe vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri,kure qepa të zbutet,shtoni sepjet dhe kavardisini sëbashku ,shuani me verë të bardhë.

Ndërkohë nëse përdorni domatet e freskëta,beni një të prerë në maj të tyre dhe vendosini në ujë të valuar për disa minuta.Pastaj kaloini direktë në ujë të ftohtë,në këtë mënyre do ta kini më të kollajtë për ti hequr lëkuren e tyre.Pastroini dhe nga farat e brëndëshme dhe pritni në copa të vogla.Kur vera të avullojë shtoini dhe domatet.Nese kini përdorur ato të gatëshmet mjaftonë vetëm ti shtypni me pirunë.Shtoni dhe ullinjtë dhe lërini të gatuhet derisa domatja ose salsa të humbasi ujin,të behet më e plotë.Eshte koha që të shtoni lëngun e peshkut,kriposeni,ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhet me kapak derisa e gjithë supa të trashet paksa dhe sepja të jëtë zierë plotësishtë.Rreth 30 minuta gjithësejë nevojiten.

Shërbejeni të ngrohtë me majdanozë të grirë sipër,piper të zi dhe copa buke të thekur dhe një fije vaj ulliri ekstra të virgjër.

 

 

Ju bëfte mirë :)

 

 

 

 

 

 

comments powered by Disqus