Spaghetti me karkaleca dhe arom limoni

PERBERSIT:per 4 persona

320 gr makarona spaghetti

500 gr karkaleca

1 limon

vaj ulliri

3 thelpinjë hurdher

nje tufë e vogel majdanoz

1 gotë vere e bardhe

1 spec djegës i freskët

kripe dhe piper i zi

PERGATITTJA:

Pastroni karkalecat nga gëzhualli dhe fija e zezë.Vendosni ujin të ziej dhe kur të jetë gati shtoni një dore kripë të trashë dhe hidhni në të spaghetti-n.

Grini imët hurdhërat dhe majdanozin.Vendosni një tigan me 3 lugë vaj ulliri dhe aromantizojeni me specin djegës,hurdhërat dhe majdanozin.Shtoni karkalecat,kavardisini për pak minuta dhe shuani me verë të bardhë.Kriposni.

Grini imët lëkuren e nje limoni vetem pjesën e verdhë.Kini kujdes që mos prekni pjesen e bardhë të tijë pasi ështe e hidhët.

Zieni makaronat aldent  ,kullojini dhe shtijini në tiganin e karkalecave,Shtoni një garuzhe nga uji i zierjes së tyre,Eshtë momenti që të shtoni dhe lëkuren e limonit.Perzijini mire derisa sa shikoni që në funde të tiganit na ështe formuar një salsë e hollë dhe makaronant na janë veshur me këte salsë.

Shërbejini të nxehta me piper të zi,majdanoz dhe akoma pak lëkurë limoni.

Ju bëfte mirë :)

 

 

comments powered by Disqus