Spaghetti me midhje Patela (vongole)

Spaghetti me midhje Patela (vongole)

Midhjet Patela ose molusqet (vongolet)siç jemi mesuar ti njohim jan shum te shijshme.Keto ndryshojn nga midhjet e zeza pasi jan me te vogla ,guacka e tyre eshte me ngjyre dhe kapen ne fund te detit nen rere.Ndaj keshillohet gjithmon qe ato te rrin per nje koh te gjat ne uje para se te konsumohen.

PERBERSIT:

1 Kg molusqe patela

400 gr makarona spaghetti

1 tuf e vogel majdanoz

2 speca djeges

3-4 thelpinje hurdher

gjusem gote vere te bardh per shuarje

1 filxhan vaj ulliri i cilesis se mire.

PERGATITJA:

Pik se pari,para se te filloni pergatitjen e makaronave spageti duhet te pastroni mire Molusqet Patela.Ato seleksioniohen duke i perplasur fort ne siperfaqe e lavapjatit ne menyre qe te nxjerrin rreren e tepert.Molusqet qe nxjerrin balt hidhi pasi nuk jan te konsumueshme.Paskesaj vendosini ne nje ene te madhe me shum uje dhe dy lug krip.Lereni ne kete menyre per disa ore duke ja nderuar nje here ujin.Per nje rezultat akoma dhe me te mire lerini molusqet patela ne uje nje nate te tere.

Kur koha e e lenies ne uj te molusqeve patela ka kaluar kulloini nga uji dhe shperlaheni dhe nje here te fundit dhe vendosini ne nje tenxhere te madhe ne zjarr te lart deri sa te hapen.Ne momentin qe i shihni qe po hapen hiqini menjeher nga zjarri pasi gatimi i zgjatur i tyre i heq shijen.Eliminoni ato qe nuk jan hapur dhe filtroni ujin qe kan formuar duke e len menjan.

 

Ne nje tigan shtoni vajin e ullirit,hurdhren e grir imet,majdanozin dhe specat djegs.Pas kesaj shtoni molusqet disa me guack dhe disa pa guck,shuani me vere te bardh.Zieni spaghettin aldente dhe kur te jen gati kullojini dhe perfundoni gatimin e tyre ne tiganin ku jan molusqet,Duke i shtuar dhe lengun e molusqeve qe kemi kulluar.perzieni vazhdimisht deri sa lengu te jete perthare disi dhe te jete trashur.

Sherbejini menjehere.

Ju befte mire :)

 

 

 

 

 

Argomento: Spaghetti me midhje Patela (vongole)

Nessun commento trovato.

Nuovo commento

comments powered by Disqus