Skampi te marinuara

Skampi te marinuara

PERBERSIT:

skampi

1 limon

vaj ulliri i cilesis se mire

disa flet majdanoz

1 thelpi hurdher

krip dhe piper i zi sa mjafton

PERGATITJA:

Pastroni skampin me ndihmën e një gërshëre duke i çarë lëvozhgën në barke paralelishte.Hapeni me duar dhe tërhiqni pjesen e tulit.Hiqini shiritin e zi.Veproni kështu me pjesën tjeter.Lajini dhe lërini të kullojnë.Grini lëkuren e limonit duke pasur kujdes të hiqni vetem pjesen e verdhë.Shtrydheni limonin dhe lëngun ruajeni  mënjan.Në një enë vendosni skampin,shtoni pak kripë,piper të zi ,shtoni lëngun e limonit,2 lugë vaj ulliri,lëkurën e limonit,përzijini mirë dhe mbulojeni me qese kuzhine,vendoseni në frigorifer të marinohet per rreth 1 orë para se ta shërbeni.Ndërkohe përgatisni një salse me gjethe majdanozi,disa lugë vaj ulliri dhe gjusëm thelpiu hurdhër.Grijini derisa te perfitoni nje tipë salse.Kur marinimi të jetë gati kompozoni pjaten sipas dëshirës dhe mënjane për ata që dëshirojen shijet më te forta vendosi salsën e majdanozit.

Ju befte mire :)

comments powered by Disqus