Sallatë me peshk

Me përberes fare të thjeshtë kjo sallatë munde të quhet dhe një pjatë e vetme dhe dietike.

PERBERSIT:

fileto peshku shpat

domate

bishtaja  të njoma

1 kuti me misra te zierë

kaperi

rigon

krip dhe piperi zi

lëng limoni

gjethe dafine

1 gotë uthull vere e bardhë

PERGATITJA:

Fillimishtë pastrojni peshkun nga lëkura e jashme dhe e vendosim të ziej në  një enë me ujë te ftohtë.Shtojmë disa fleta dafine,krip dhe uthullën e bardhë.E lëm të ziej per rreth 10 minuta.Ndërkohe në një enë tjetër vendosim të ziej dhe bishtajat e njoma për 10 minuta në ujë me kripe.Kur të jen gati i i kullojm dhe i kalojme direktë ne ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën e tyre të gjelbër.Heqim peshkun nga zjarri dhe e presim në copa te mëdha.Kompozoni pjatën duke shtruar bishtajat e njoma,domatet e prera,misrin dhe kaperin.

Beni një perzierje me disa lugë vaj ulliri,lëngun e një limoni te shtrydhur,krip,piper të zi dhe pak rigon.Me këtë perzierje marinoni sallatën.

Shërbehet e ftohte.

Ju bëftë mirë :)

 

 

comments powered by Disqus