Sallatë me oktapodë

Kjo sallatë që shërbehet si antipastë është ideale për tu përgatitur në cdo stinë të vitit,për të filluar darkat ose drekat tuaja në bazë peshku.Rezultati që të dali perfektë dhe me shijë,ështe freskia e oktapodit, koha e gatimit dhe marinimit.Ckuptojmë me kohën e gatimit?! Duhet ditur që oktapodi ka një teknik të tijën në gatim.Zihet 20 min për çdo 500 gr deri maksimumi 35 min per 1 kg.Jo më shumë pasi do dali shume i fortë dhe elastik sa mos arrihet të përtypet me lirshmëri.Ndërsa marinimi duhet të behet 2 orë para se të konsumohet.Receta ime për këte antipastë ështe:

PERBERSIT:

1 oktapodë i fresket 1 kg

1 shegë

1 limonë

krip dhe piper i zi

vaj ulliri i cilësis së mirë

një tufë majdanozë

1 thelpi hurdhër

PERGATITJA:

 

Vendosni ujin të zjehet dhe kur të ketë marre valë vendosni oktapodin e pastruar duke e zhytyr 4-5 here në ujin e nxehtë derisa tentakulat e tijë të përdridhen dhe pastaj futeni të tërin të zihet për 35 minuta ne zjarre te avashet.Kaloj kjo kohë hiqeni dhe zhyteni menjëher në ujë të ftohtë.Shoku termik që krijohet e ben mishin e tijë me të butë.Hiqeni dhe lëreni të ftohet.Ndërkohe shtrydhni lëngun e një limoni.Grini imët majdanozin dhe hurdhërën,shkërmoqni shegën duke bëre kujdes të hiqni vetëm kokrat e kuqe jo lëkurat e bardha.Kur oktapodi është ftohur disi,priteni në copa të vogla,kriposeni dhe marinoheni me lëng limoni,3 luge gjelle kokra shegë,majdanoz,hurdhër,piper te zi dhe vaj ulliri.Përzijini mirë mbulojeni enën me një qese kuzhine dhe lereni te marinohet në frigorifer për rreth 2 orë.

Servireni të ftohtë me lëngun e vetë.

Ju bëfte mirë :)

 

comments powered by Disqus