Petulla me Kungulleshka

Petulla me Kungulleshka

Petullat me kungulleshka jan ideale ne ditet e nxehta te veres per te shoqeruar nje birre te ftohte mes miqsh.

PERBERSIT:

2 kungulleshka

3 vez

4 luge miell

nje maj luge sod buke

2 luge qumesht

30 gr djath parmigiano i grire

kripe dhe piper i zi

koper

vaj per skuqje

PERGATITJA:

Lani dhe hiqini bishtin kungulleshkave.Ne nje rende me vrima te gjera grijini dhe mbajini menjane.

Ne nje ene tjeter rrihni vezet,shtoni qumshin,miellin,djathin e grire,pak kripe dhe piper te zi,soden e bukes,kungulleshkat e grira dhe koperin e grire imet.Perzijini mire derisa te krijohet nje brume homogjen.

Nxehni mjaftueshem vaj per skuqje dhe  me  ndihmen e nje luge te lagur merrni brume dhe hidheni te skuqet,Kthejeni vetem kur te kene marre ngjyre te arte.Vazhdoni keshtu dhe per pjesen tjeter te brumit duke i skuqur nga te dyja anet.Kullojeni nga vaji duke ja thithur ate me leter kuzhine.

Sherbehen si te nxehta ashtu dhe te ftohta.

Ju befte mire :)

 

 

Komento: Petulla me Kungulleshka

Nessun commento trovato.

Nuovo commento

Komentet Private

asnje e dhene sju behet publike

comments powered by Disqus