Peshk i fërguar

Dhe për këtë recetë kam përdorur peshkun fragolino pagello qe është një peshkë i detit mesdhe.Se di si shqiperohet.

PERBERSIT:

Peshk

vaj kikiriku per skuqje

miell

pak krip

PERGATITJA:

Pastroni peshkun  dhe lajeni me ujë të bollshëm,thitheni  ujin e tepert me letrën e kuzhinës dhe kriposini.Vendosni rrëth 1 litër vaj kikiriku të nxehet në një tigan të thelle.Kaloni peshkun miell dhe tepricën e shkundni me duar.Me një stucikadent provoni vajin nëse ka arritur temperaturën e duhur për skuqje.Nëse rreth majes se stucikadentit formohen fllucka kur e zhysni në vaj,ai ështe gati për të skuqur.Hidhni disa peshqë në të dhe e skuqim deri sa të mari ngjyrë të arte.Vendoseni në një pjatë me letër kuzhine poshtë për ti thithur vajin e tepërt.Kriposeni përsëri dhe servirini të ngrohta.

Ju Bëftë mirë :)

 

 

comments powered by Disqus