Peshk ne krip te trash dhe aroma

Peshk ne krip te trash dhe aroma

Pershku i pergatitur me krip te trash eshte fare i thjesht per tu pergatitur dhe ben shum figure nese e pergatisni gjat nje darke ku keni te ftuar.Pervec kesaj peshku i pergatitur ne kete menyre,ruan te gjith vlerat e tij ushquese dhe eshte mjaft dietik.

PERBERSIT:

1 kg  krip e trash

1 kg  krip e holl

1 kg peshk (merluz,qefull)

4 te bardha vezesh

aroma te nryshme te fresketa(Rozmarin,majdanoz,timo,dafin,sherebel,)

lekura e grir e 1 Limoni

2 thelpinje hurdher

PERGATITJA:

 

Piksepari peshku i pergetitur ne kete menyre nuk duhet kriposur.

Rrihni te bardhat  e vezeve dhe bejini shkum.Grini te gjitha aromat imet bashk me hurdherat.Me nje pjes fare te vogel prej tyre mbushnin peshkun brenda duke i bashkuar dhe pak lekur nga limoni i grir.Pjesen tjeter te aromave,hurdhren dhe lekuren e limonit te grir shtojeni te shkuma e vezeve,perzijini mire dhe nderkoh shtoni kripen e trash dhe te imet,(nese kjo koposto ju rezulton pak e that mund ti shtoni nje tjeter te bardh veze ose pak uj.)

Ne nje tave me leter furre posht beni nje shtres me krip dhe vendosni peshkun,siper shtoni perseri krip dhe me ndihmen e duarve mbulojeni mire duke e ngjeshur deri sa te formoni nje kore.

Piqeni ne furren e nxehur me pare ne 200° per 40 minuta,nese keni zgjedhur dy peshq me te vegjel dozat e kripes jan te njejt ndersa koha e pjekjes eshte 20-30 minuta.

Hiqeni nga furra dhe thyeni koren e kripes me nje rrahes mishi dhe sherbejeni me ose pa lekur.

Ju Befte mire :)

 

Komento: Peshk ne krip te trash dhe aroma

Nessun commento trovato.

Nuovo commento

comments powered by Disqus