Patëllxhanë me mozzarella

Patëllxhanë me mozzarella

PERBERSIT:

Patëllxhanë te medhenje

speca jeshile per skuqje

djathë mozzarella

domate

kripë dhe piper i zi

rigon

vaj ulliri

1-2 thelpi hurdhër sa mjafton

Për këtë recete duhet patëllxhanat e mëdhenj dhe natyrishtë që jan pak të hidhur,nëse nuk ju pëlqen shija e hidhur e tyre para se ti pergatisni i prisni në feta i lyeni me kripe të trashë dhe i vendosni në një kulles makaronash tju dali uji i vegjetacionit dhe bashkë më të dhe hidhetia.Mua personalishtë me pëlqene shija e hidhure e tyre dhe i pergatita direktë.

Nxehni sobën ne 190°.Prisni në feta disi të trasha patëllxhanët.Bëni disa prerje ose shpime me pirun që gjatë pjekjes ti depërtoje nxehetesia dhe renditini në një tepsi me letër furre poshtë.Prisni domaën dhe specat në kubik të vegjël.Shtojini një hurdhër të grirë,kripë dhe pipër të zi,pak rigon,2 luge vaj ulliri dhe përzijini mire.Vëndoseni këte komposto sipër patëllxhaneve dhe vendosini në furrë të piqen për rreth 30 minuta.Ndërkohe prisni mozzarellen ne kubike dhe 5 minuteshin e fundit të pjekjes vendosini dhe keto sipër patëllxhaneve.Fikni sobën dhe lerini disa minuta të tjera brenda derisa shikoni që mozzarella ka filluar të shkrije.

Shërbejeni të ngrohta.

PS:ne munges te mozzarelles mund te perdorni dhe djathe te bardhe.

Ju bëfte mirë :)

 

 

 

comments powered by Disqus