Patellxhana me Graten

Patellxhana me Graten

Patellxhanat e pergatitura ne kete forme munde te sherbehen dhe si nje antipaste e ftohte dhe si kontorno per te shoqeruar pjatat me baze mishi dhe peshku.

PERBERSIT:

3 Patellxhana te medhenje

50 gr galet

50 gr djathe parmigiano i grire

disa kokrra domate qershize

2 thelpnje hurdher

nje tufe e vogel majdanoz

kripe dhe piper i zi sa mjaftone

vaj ulliri

PERGATITJA:

Lani Patellxhanet dhe priteni ne feta te trashesise 2 cm dhe vendosini ne nje tepsi me leter furre poshte.Kriposini siper.Nderkohe pergatisni gratenin duke bashkuar hurdherat e grira  me fletet e majdanozit te grire, shtoni galeten,djathin parmigiano pak kripe dhe piper te zi,pak vaj ulliri.Prisni domatate ne copa te vogla dhe bashkojeni te mbushja qe pergatitem.Perzijini mire.Mbushni siper me kete koposto fetat e patellxhanit dhe kalojini perseri nje fije vaj.Vendosini te piqen ne furren e nxehur me pare ne 200° per 20 minuta.

Sherbehen si te nxehta ashtu dhe te ftohta.

Ju befte mire :)

 

 

 

 

comments powered by Disqus