Oriz Venere me skampi dhe kungulleshka

PERBERSIT: për dy persona

300 gr skampi

1 kungulleshke

gjysëm qep e bardhë

1 filxhan çaji oriz i zi (Venere)

vaj ulliri

disa gjethe majdanoz

krip dhe piper i zi

1 gotë vere e bardhë

PERGATITJA:

Vendosni orizin të ziej në ujë të bollshëm me pak krip për 30 minuta.Ndërkohe pastroni skampin dhe lini disa me gjithe gëzhuall për zbukurim.Ato që latë për zbukurime hiqini vetem fijen e zezë duke bëre një të çare të vogël në mes të kurrizit të skampit.Grini qepën imët me blender dhe vendoseni te kavardiset me pak vajë ulliri.Shtoni skampin dhe shuajeni me vere të bardhë.Kur vera të ketë avulluare shtoni dhe kungulleshkën e prere holle si fije shkrepseje.Lereni Vetem pak minuta në zjarrë.Kungulleshkat duhet te rezultojne paksa të gjalla.

Ndërkohe që orizi është ziere,kullojeni dhe shtojeni te ena ku kemi përgatitur skampin me kungulleshkat.Vendosini përseri në zjarre,shtoni pak nga uji që zijem orizin dhe në këte momente shtoni dhe skampin që lamë me gjithë gëzhuall.Regulloni me kripë dhe piper të zi,shtoni dhe majdanozin e grire imët.Përzijini mire derisa të gjithe përbersit të lidhen me njëri tjetrin dhe shërbejini të nxehtë duke dekoruar pjatën sipas dëshires.

 

Ju Befte mire :)

 

 

comments powered by Disqus