Muffin me Patate

Muffin me Patate

Sot muffin i solla te kripura ne rolin e nje antipaste.

PERBERSIT:

300 gr patate

200 gr miell 00

1 lug të vogel sode buke

70 gr djathe parmigiano te grire  ose çdo lloj tjeter kaçkavalli te forte.

2 vezë

250 gr proshute te pjekur

100 gr qumesht

kripe dhe piper i zi

erba cipollina

2 luge vaj ulliri

PERGATITJA:

Zjeni patatet dhe kur të jen gati leri te ftohen dhe qerojini.Shtypini me ndihmen e një piruni ose kalojini në mikser.Vendosini ne një ene të madhe dhe shtoni ne të pak nga pak miellin,sodën e bukës,pak kripe dhe piper të zi,djathin e grire,qumshin,vezët,2 luget e vajit dhe proshutën e pjekur te prere në kubik.Prisni erba cipollinen në copeza të vogla dhe shtojeni te ena.Bashkojini të gjithë përbersit duke i punuar me duar ose me ndihmën e një luge deri sa të përfitoni një mase të trashe.Ndërkohe përgatisni stampat për muffin duke i veshur me letren përkatese.Me ndihmën e qeses së pastiçierit ose me luge hidhni në stampa masën që pergatitem.Vendosini të piqen ne furren e nxehur më pare në 180° per 30 minuta,Ose kur shikoni që siperfaqja e tyre është e kuqerremte.

 

Lerini të ftohen disi dhe sherbejini.

Ju bëftë mirë :)

 

 

 

comments powered by Disqus