Miks peshku

Një mënyre tjetër për të sjellë dhe prezantuar peshkun e skuqurë.E solla sot të skuqur me miell orizi dhe të shoqëruar me Salsa me kiwi (kivi)

 

 

 

 

PERBERSIT:

sardele ose cironka

sepje

kallamare

miell orizi

krip

1 lt vaj kikiriku për skuqje

Salsa me kiwi (kivi)

PERGATITJA:

Pastroni cironkat duke i hequr shirin e halave,lajini dhe lërini menjanë.Pastroni sepjet dhe kallamarët,hiqini tentakulat e tyre dhe pritini në unaza.Tentakulat nëse janë të medhaja pritini në mes.

Vendosni vajin të nxehet dhe kaloni një nga një të gjithë përbersit në miellin e orizit  dhe skuqini derisa të marin një ngjyrë të artë.Mielli i orizit e ndihmon skuqjen të rri me e lehtë dhe krokante.Vendosini në një pjatë servirje me letër kuzhine poshtë ose letër kashte që tju thithet vaji i tepërt.Kriposini dhe shoqërojini me Salsa me kiwi (kivi).

Shërbejini menjëhere.

Ju bëfte mirë :)

 

comments powered by Disqus