Midhje me Salc domatesh (alla tarantina)

Midhje me Salc domatesh (alla tarantina)

Nje pjat tipike e Rajonit Pugliez.Te preferuarat e mia....

PERBERSIT:

1 Kg midhje

3 thelpinje hurdher

400 gr salc domatesh

1 gote vere

1  spec djeges i grir

vaj ulliri

majdanoz

krip sa na mjafton

PERGATITJA:

Lani mire midhjet me uje te bollshem duke i pastruar nga papastertit qe ngjiten ne guack,hiqni dhe muskulin qe ndodhet ne mes dy guackave.

Vendosini ne nje ene te madhe me pak vaj,nje thelpi hurdher dhe njetuf majdanoz.shuani me vere te bardh dhe lerini midhjet ne zjarr deri sa te hapen.

Pasi jan ftohur disi,hiqni midhjet qe sjan hapur dhe kulloni lengun duke e ruajtur menjan.

Ne nje ene te bollshme skuqni hurdhrat e grira imet me dy luge vaj ulliri dhe specin djeges te grir.Shtoni salcen e domateve pak fare krip dhe lereni te trashet per 5 minuta.Pasi ka kaluar 5 minuta shtoni Midhjet bashk me lengun e tyre dhe lerini dhe reth 7 minuta te tjera deri sa salsa te jet me e mbledhur ,me e plot duke i perziere vazhdimisht.

Shtoni nje dore te mire majdanoz te grir dhe sherbejini te nxehta me buk te thekur.

Ju befte mire :)

 

 

Komento: Midhje me Salc domatesh (alla tarantina)

Nessun commento trovato.

Nuovo commento

comments powered by Disqus