Midhje te mbushura me graten

Midhje te mbushura me graten

Behet fjale per midhje te mbushura nga nje komposto prej tuli buke,galet dhe djathe parmigiano te grire.Jan te thjeshta  dhe shum te shpejta per tu pergatitur.Ideale dhe per ata persona qe nuk para e preferojne kete lloj molusku.

PERBERSIT:

1 KG  Midhje

3 thelpinje hurdher

gjysem gote vere te bardhe

4 luge vaj ulliri

majdanoz

tul buke reth 150 gram

5 lug galet

50 gr djathe i grire

1 spec djeges

PERGATITJA:

Lani dhe pastroni mire midhjet.Vendosini ne nje tenxhere te bollshme dhe shtoni ne te goten e veres dhe specin djeges.Vendosini ne zjarr te lart me kapak  deri sa te hapen.Kur te jen gati ndajini ne mes duke hequr ate pjese te guackes ku midhja nuk eshte e ngjitur.Filtroni lengun e perfituar dhe lereni menjan.Nderkohe grini tulin e bukes me hurdhrat dhe majdanozin.Shtoni djathin e grire,galeten,pak fare krip pasi midhjet jan vet te shijshme,vajin e ullirit dhe pak nga lengu i midhjeve.Kompostoja per mbushje duhet te rezultoj e bute por jo e lengeshme.Mbushni me te midhjet dhe vendosini ne nje tepsi me leter furre posht.Shtoni perseri pak vaj siper ne menyre qe kompostoja te behet krokante,Vendosini ne furren e nxehur me pare ne 200° per rreth 10 minuta.Deri sa te shikoni siperfaqen e tyre te skuqur mire dhe krokante.

Sherbejini te nxehta.

Ju befte mire :)

 

 

 

 

comments powered by Disqus