Midhje Fiston-Capesante Veneziane

Midhje Fiston-Capesante Veneziane

Një antipastë e ngrohtë që shërbehet kryesishte ne Venezia por dhe ne gjithe bregun e  siperm të Adriatikut nga ana e Italise.Sekreti i kesaj antipaste eshtë materia e pare që duhet te jetë e fresket.

PERBERSIT:per 4 persona

8 midhje fiston -capesante

2 thelpinjë hurdhër

disa flet majdanozë

lëngu i një limoni

vaj ulliri

krip dhe piper i zi

PERGATITJA:

Lani dhe pastroni midhjet.Shkëputini nga guacka duke ndarë bërthamen, pjesen e bardhë nga korali,pjesa e me ngjyrë.Në nje tiganë që nuk ngjitë nxehni vajin dhe vendosni në të molusqet,pjesen e bardhë.Shtoni hurdhrën dhe majdanozin e grirë imet, skuqini per 3 minuta nga cdo anë,shtoni dhe koralin, lerini per pak minuta të tjera.Regulloni me krip dhe piper të zi.Hiqini nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit,Perzijeni mire dhe servirini të nxehta në guackën e tyre nga 2 për personë.

 

Ju befte mire :)

 

 

 

 

Komente Private

Asnjë e dhën sju behet publike

comments powered by Disqus