Midhje fiston -capesante ne furrë

PERBERSIT:

20 midhje fiston-capesante

1 tufe e vogel majdanozë

2 thelpinje hurdhra

pak kripe dhe piper i zi

vaj ulliri

limon per shoqerimë

PERGATITJA:

Grini hurdhrën dhe majdanozin imët dhe vendosini në një ene.Shtoni 5 luge vaj ulliri pak kripe dhe piper te zi.Pastroni midhjet dhe pritini në copa të vogla bashkë me koralin.Shtojini te ene me koposton e marinaturës.Përzijini mire që të gjithë përbersit të lidhen me njeri tjetrin dhe nga kjo koposto mbushni përseri guackat e midhjeve.Vendosini të piqen ne furre e  nxehur më parë ne 200° per 5-10 minuta.

Shërbejini të nxehta te shoqëruara me  limon.

 

 

comments powered by Disqus