Merluc me graten

Merluc me graten

Për këte pjatë munde te përdorni si filetot e merlucit të freskët por dhe ato te ngrira që gjënden në frigoriferët banak të supermarketeve.

PERBERSIT:

6 fileto merluci

100 gr galet (buk e tharë e shkërmoqur)

tuli i 2 fetave buke

disa domate të thata nën vaj

një dore kaperi

2 thelpinjë hurdhër

disa gjethe majdanoze

krip dhe piper i zi

50 gr djathë kaçkavall i grirë

vaj ulliri sa  mjaftonë.

PERGATITJA.

Pastroni filetot nga halat dhe renditini ne nje tepsi me leter furre poshtë.Ndërkohe përgatisni gratenën duke bashkuare në mikser te gjithe perbersit dhe i shtoni pak kripe dhe piper të zi.Grijini mirë derisa e gjithë masa të jete e shkriftosur.Shtojini disa lugë vaj ulliri dhe perzijini mirë.Me kete mase vendoseni sa mjaftone siper merlucit.Vendoseni te piqet në furrën e nxehur më pare në 200° për 15 minuta.Shërbejeni me njëherë.

Nëse për pergatitjen e kësaj pjate përdorni merlucin e  ngrirë ,lereni te shkrijë koplet,lajeni dhe thithjani ujin me letrën e  kuzhinës.

Ju befte mire:)

 

comments powered by Disqus