Karkaleca me kadaif dhe perime

Karkaleca me kadaif dhe perime

Karkalecat e servirura ne kete menyre jan nje risi ne kuzhinen shqipetare.Mund ti pergatitsni gjate nje darke romantike pasi sic dihet jane nje afrozodiak i perkryer ose me mikeshat tuaja per te bere nje figur dhe ti lini ato te manhitura jo vetem per prezantimin e tyre por dhe per shijen unike.

PERBERSIT:

10 Karkaleca

1 kukgulleshk

1 spec i kuq

1patllixhan

2 lug mjalt

stika pishe

200 gr kadaif i njome

vaj ulliri

 krip

PERGATITJA:

Qeroni karkalecat nga levozhga e tyre dhe beni nje te çare ne kurriz ne menyre qe ti hiqni fijen e zeze.Lajini dhe thajini me leter kuzhine.Merrni pak kadaif dhe hapeni me duar dhe mbeshtillni karkalecat nje e nga nje.Vendoseni ne nje tav me leter furre posht,hidhini nje fije vaj ulliri dhe vendoseni te piqen ne 200°C per 10-15 minuta ose kur shihni qe kadaifi eshte ber krokant dhe ka marr ngjure te kuqerremt.

Nderkoh lani dhe prisni perimet ne kubik.Ne nje tigan me fund qe nuk ngjite ,shtoni pak vaj dhe skuqini te gjitha perimet sebashku ne zjarre te lart.Perimet duhet te rezultojn te skuqura dhe pak krokante dhe jo te qullura.Shtoni pak krip.Stikat e pishes i thekni ne nje tjeter tigan pa vaj.kur te jen gati i bashkoni me perimet.

Servirni pjaten duke bere nje shtrese me perime dhe karkalecat me kadaif siper tyre.Siper shtoni  mjaltin.

Servireni me nje got vere te bardhe me arome frutash.

Ju befte mire :)

 

 

 

comments powered by Disqus