Karkaleca dhe Karavidhe "Astice" ne zgare

Karkaleca dhe Karavidhe "Astice" ne zgare

Per kete pjate nevojitet karkaleca dhe karavidhe te fresketa dhe te cilesis se mire.

PERBERSIT:

Karavidhe

karkaleca

2 luge gjalp

2 thepli hurdher

pak krip

majdanoz

PERGATITJA:

Shkrini gjalpin dhe aromantizojeni me hurdheren e grire dhe majdanozin.Perzijeni per disa minuta por mos e lini te digjet.

Nderkohe pastroni karkalecat nga levozhga dhe fija e zeze duke i care ne kurriz.Disa lerini me koke per efekt zbukurimi.Karavidhet ndajeni ne mes.

Nxeheni zgaren ne maksimum.Lyeni karavidhet dhe karkalecat me gjapin e aromantizuar dhe piqini ne zgare.

Sherbejini menjehere me pak krip sipere dhe feta limoni.

Ju befte mire :)

 

comments powered by Disqus