Fileto merluci me kungulleshka

Fileto merluci me kungulleshka

PERBERSIT:

disa fileto merluci

disa kungulleshka

3 luge galet (bukë e tharë e grire imet)

pak kripë dhe piper i zi

pak vaj ulliri

PERGATITJA:

Pastroni fileton e merlucit nga halat dhe vendosini në nje tepsi me letër furre poshtë.Lani kungulleshkat duke i hequr kokën dhe bishtin,Me ndimën e një qeruese patateje prisni feta të holla pergjat diametrit te kungulleshkes, sikur po qeroni një patate.Kriposni peshkun.Mbulojeni me fletat e holla të kungulleshkës dhe siper shtoni galeten,pak kripë dhe piper të zi.Spërkateni me vajë ulliri.Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më pare në 200° për 15 minuta.

Shërbejini te nxëhta.

 

Ju beftë mirë :)

comments powered by Disqus