Calamarata

Calamarata

Calamarata "kallamarata-shqiptimi" është një format makarone e cila ështe në formen e një kallamari të prere,si unaz por dhe si përberes kryesore kjo pjatë e cila eshte dhe një emer gatimi,permbanë pikërishte kallamarët.Salsa që e shoqeron pergatitjen e sajë eshte fare e thjeshtë, në bazë domatesh,hurdhëra dhe kallamarë,por me kalimin e viteve ajo ështe pasuruar dhe personalizuar sipas dëshirës së cdo amvise.Unë po ju lë me Kallamaraten time.

PERBERSIT:

280 gr makarona të tipit calamarata

400 gr kallamarë

disa domate qershizë

2 thelpinjë hurdhër

4 lugë vaj ulliri

1 spece djegës i freskët

gjysëm gote vere të bardhë

400 gr skampi

400 gr karkaleca

nje tufë e vogel majdanozë

2 luge salsë domatesh lëng

1 lugë kaperi

PERGATITJA:

Pastrojmë karkalecat duke i hequr dhe fijen e zezë,skampin për efektë prezantimi i lëm disa pa pastruat duke bere vetem një të çare të vogel në mes të kurrizit me qëllim për te hequr fijen e zezë.Të tjerave jua heqim gëzhuallin duke i bere dy prerje në fundë të bishtin nga ana e barkut përgjatë gjithë gjatësisë.Me delikates nxjerim tulin jashtë.Kallamerët i pastrojme nga të brëndëshmet,sytë dhe dhëmbi i tyre,i heqim dhe koralin mbajtës të trupit.I presim me gërshërë në formën e unazave në gjeresine e makaronave.Grijme hurdhëren imët,kaperin dhe majdanozin gjithashtu.

Vendosim ujin të ziej dhe kur të ketë marrë val shtojmë një lugë kripe të trashë dhe hedhim në të makaronat calamarata.

Vendosim në një tigane të madhe të  aromantizohet vaji me hurdhëren,majdanozin dhe specin djegës,shtojme kallamarin ,tentakulat e tije,karkalecat,kaperin dhe pasi kan kaluar rrethë dy minuta në zjarrë shtojmë dhe skampin të qeruar dhe atë me gjithë gëzhuallë,i lëmë deri sa të avullojë gjithë uji që  kanë lëshuar dhe i shuajmë  me vere të bardhë.Pastaj shtojmë dy lugë salsë të lëngëshme domatesh dhe gjysëm garuzhe ujë nga zierja e makaronave,duke e len ne kete menyre qe te gjithë përbersit të lidhem mirë me njëri tjetrin.

Veçmas përgatisim në një tigane që nuk ngjitë,domatet të lara dhe të prera në dyshë.Unë i përgatis gjthmonë veçmas domatet pasi nuk më pëlqejn kur shpërbehet ndërsa në këte mënyre ato piqen dhe ruajnë formën dhe nuk e humbasin lëkurën.Kan nevoj të skuqen veten dy minuta nga cdo anë.Shtojini dhe këto te salsa me fruta deti.

Zieni aldent ( menyre zierje, ku makaronat nuk jan te ziera ne masen 100% dhe gjate shijimit i ndjeni paksa te forta) makaronat,kullojini dhe shtojini direkt te salsa me frutata e deti që kemi pergatitur,duke i shtuarë dhe një garuzhe nga uji i makaronave,Përzijini mirë deri sa të fillojë të trashet pak lëngu i tyre,duhet ti lini pak me lënge,sasin e tijë vendoseni ju sipas dëshirës,mua personalishtë me pëlqejnë të lëngëshme pasi i shoqerojë dhe me disa feta bukë të thekur duke e ngjyer lëngun në fundë mbasi i kemi konsumuar makaronat.

Shtojini akoma majdanozë dhe servirini menjëherë.

Ju befte mire :)

 

 

 

 

comments powered by Disqus