Bukë misri me krem djathi

Bukë misri me krem djathi

Të gjithë në shtëpi e kemi konsumuar buken e misrit me djathë.Unë mendova ta sillja ne formën e një atipaste për të filluare një darkë të shijshme.

PERBERSIT:

Disa feta buke misri receten mund ta gjeni -> Buke misri me kos dhe gjalp

200 gr djathë i bardhë me gjithë hirin e tije

4 lugë vaj ulliri

1 thelpi hurdhër

pak rigon

PERGATITJA:

Prisni bukën e misrit në feta dhe thekini mirë.Ndërkohe përgatisni kremin me djathin e bardhë duke vendosur në  një mikser djathin,disa luge nga hiri i tije,vajin e ullirit dhe hurdhrën.Grijini mire derisa e githe masa te kthehet në krem.

Me kremin e përfituar mund të lyeni sipër copat e bukes ose e hidhni në mes dhe radhisni fetat e bukes anash pjatës.

Servireni menjëhere të sperkatur me rigon siper.

comments powered by Disqus